Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka emocionuar ish-këshilltaren e Sali Berishës, Zana Guxholli, për të cilën nuk hezitoi ta vlerësonte si një kundërshtare model në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS ishte në opozitë.
“Pjesëmarrja e madhë është në favor të opozitës sepse ngrihesh për të votuar atë që nuk të pëlqen nga pushteti.
Ne patëm një studim shumë të veçantë. Na ka marrë malli kur bënim debate për ide, ishim në kampe të ndryshme, por kjo s’do të thotë që kemi qenë armiq; kemi pasur kënaqësinë të debatojmë anët e ndryshme të të njëjtit argument. Fatkeqësisht, në këtë fushatë pamë shumë zhurmë, xhirime gomash, shumë pak ide, të merrte malli të kishe një kundërshtar si Zana në kohën e kësaj fushate.
Suzana ka qenë kyç në 2013, stafi ynë kaloi kohë duke studiuar pjesëmarrjen në votime.
Ne kuptuam se pjesëmarrja e lartë ishte një ambicie e të dyja kampeve. Qeveria Berisha kishte dy mandate dhe mundohej të thyente një rekord të paprecedentë në tranzicionin shqiptar, ndërsa ne vinim nga tetë vite në opozitë. Isha gjithmonë shumë alert që pjesëmarrja në 2021 nuk do t’i ngjasonte 2017, por 2013-ës, ku të dyja palët do të mobilizonin njerëz. Ishim të pasionuar për të thyer një rekord.
Zana, indirekt më ka ndihmuar sepse kam studiuar fushatën e saj të 2013-ës për të ndërtuar diçka më shumë në 2021. Të falenderoj shumë”, u shpreh Veliaj për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post