Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka kallëzuar sërish në SPAK kryebashkiakun Kreshnik Hajdari.
Në shkresën e depozituar në Prokurorinë e Posaçme, Maliqi akuzon për blerje votash Hajdarin, ndërsa thekson se procesi zgjedhor më 14 maj u manipulua.
“Tjetër kallëzim në SPAK kundra ‘pengut’ të Oligarkut Pëllumb Hajdari, i cili e mbron në KQZ, SPAK e gjithandej. Miliardat dhe pasuritë e tij me taksat e qytetarëve me të cilat mund të blejë çdo gjë, por jo dinjitetin dhe të vërtetën! E drejta jonë e përbashkët do të triumfojë! Bashkinë Kuçovë të grabitur nën ndikimin e Oligarkut dhe narkoshtetit do ja kthejmë banorëve. S’ka kthim prapa! Unë nuk ndalem deri në vendosjen e drejtësisë në vend! Kuçova do të kthehet në ‘Kantier Ndërtimi’! Ju do merrni kushtet që keni nevojë dhe jo një Bashki që fle përpara hallit tuaj! ”, thuhet në reagimin e Maliqit.
Diskutime rreth kësaj post