Këngëtari i njohur shqiptar Skerdi nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Në rrjetet e tij sociale, Skerdi ndau një foto nga spitali ndërsa merrte një serum. Ai ka treguar se ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, pasi iu është nënshtruar një operacioni në trup.
“Furnizim për t’u rikthyer më fuqishëm në muzikë”, shkroi ai.
Por më pas ka vijuar me një foto tjetër ku ka treguar se ka kryer edhe ndërhyrjen, duke mos zbuluar më shumë detaje.
‘Kaloi edhe kjo sfidë me sukses, një ndërhyrje me operim në trup. Shihemi shumë shpejt me surpriza’
Fatmirësisht duket se gjithçka ka shkuar mirë dhe do ta shohim shpejt me projekte të reja muzikore.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post