Balerini dhe koreografi Ilir Shaqiri, ishte fituesi i edicionit të parë të BBV. Gjatë një interviste i pyetur nëse do ti rikthej sërish asaj aventure duke u bërë pjesë e BBV2, Shaqiri tha se do të futej brenda, ndërsa nuk la pa thumbuar vëllezërit Veshaj, duke thënë:
“Do futesha, por do doja që të ndërroheshin vëllezërit”.
Iliri u shpreh se ka parë skeçe dhe imitime që i kanë bërë nëpër emisione, referuar atij të Donaldit, të cilin e sfidoi publikisht që të rifutet me të në “BBV2.”
“Opinionist jo sepse nuk kam qejf të analizoj të tjerët jashtë mureve, nëse do më thonin “hajde se ka ardhur dikush tjetër që do të të sfidojë mund të thoja po”. Më kanë imituar shumë nëpër programe, kam parë disa skeçe. Por në fakt kanë imituar vetveten duke u përpjekur të ulin Ilirin. Unë ju them nëse doni për BBV2 hajdeni dhe futemi prapë brenda në shtëpi”, ka thënë Ilir Shaqiri.
Diskutime rreth kësaj post