Ndërhyrja e një helikopteri të ushtrisë ka bërë të mundur shuarjen e një zjarri në Kodrat e Kasharit në rrethinat e Tiranës. Lajmin e bën të ditur Ministria e Mbrojtjes, e cila ka publikuar edhe pamjet e aksionit.
“Shuhet zjarri në kodrat e Kasharit pas ndërhyrjes nga ajri të helikopterit të Forcës Ajrore, pajisur me kovat e posaçme për operacione të tilla”, thuhet në reagim.
Diskutime rreth kësaj post