Kryetari i Partisë Republikane shqiptare, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Top Talk” ka kërkuar që opozita të dalë përpara popullit në zgjedhje me një kabinet qeverisës.
Sipas tij kjo mënyrë prezantimi do të kishte një impakt pozitiv në zgjedhje, pasi do të prezantonin përpara popullit njerëz që mund të japin besimin për të ndryshuar situatën në vend.
Pjesë nga intervista:
Denis Dyrnjaja: Kur mund të jetë e gatshme, lista e opozitës me kandidatët për zgjedhje. A jeni ju i mendimit që Basha, duhet të dalë me ekipin e tij qeverisës dhe t’i thotë njerëzve unë me këta persona do të qeveris.
Fatmir Mediu: Lulzim Basha vjen nga një eksperiencë e ngjashme politike në opozitë. Ajo ka qenë një kohë e moment ku ne kemi vlerësuar jo vetëm historikun politik, nga zoti Berisha. Por edhe të rinjtë, nga zoti Basha, zonja Bregu e kështu me radhë. Ajo që unë mendoj është që opozita shqiptare duhet të kishte dalë sot me kandidaturat e veta, pavarësisht nga variant electoral që do të kishte. Nuk duhet të vonojë asnjë ditë për të konceptuar kush do janë drejtuesit që do të drejtojnë fushatën elektorale, jo vetëm në qendër, por në të gjitha sipërfaqet e gjeografisë shqiptare.
Denis Dyrnjaja: Po përsa i përket kabinetit qeveritar, mund t’i kishte prezantuar Basha njerëzit, e të thotë këto janë njerëzit që do ju qeverisin nesër.
Fatmir Mediu: Mendoj që kjo do të ishte një faktor plus në qoftë se ne do të kishim një grup elektoral. Do të kishim një trup elektoral, që merret me fushatën elektorale parlamentare dhe një trup që konceptohet si trupa qeverisëse që edhe mund të koordinohen. Pra mendoj që ka nevojë për këtë shfaqje politike që ka lidershipi, por për më tepër një qasje në raport me njerëz që krijojnë qeverisje me integritet dhe japin besimin që situata do të ndryshojë.
Diskutime rreth kësaj post