Roza Lati dhe Erjola Doçi janë dy banore të cilat lanë shtëpinë e Big Brother VIP vetëm dy javë para natës finale.
Në nominim ishin 4 vajza, Roza, Heidi, Erjola dhe Françeska.
Përpara daljes nga shtëpia, Roza nuk i mbajti dot lotët, duke përshëndetur të gjithë banorët e tjerë.
Ndërkohë në një tjetër televotim që u hap brenda natës la shtëpinë e Big Brother VIP, Erjola.
Po ashtu të martën do të mësohet se kush do të jetë finalisti i dytë mes Julian Dedës dhe Meriton Mjekiqit.
Të dy banorët janë në televotim dhe javën që vjen njëri prej tyre do të ketë fatin që të jetë në finale.
Që të dy shprehën vlerësimin për kohën që kanë kaluar brenda shtëpisë. Më pas ky vendim iu njoftua edhe banorëve të tjerë që ndodheshin në living.
Deri më tani është shpallur finalist vetëm Romeo Veshaj.
Diskutime rreth kësaj post