Silvio Berlusconi, mëngjesin e ditës së sotme është shtruar në spitalin në San Raffaele. Mediat e huaja bëjnë me dije ai ndodhet në terapi intensive për probleme kardiovaskulare.
Gjendja e ish-kryeministrit aktualisht është stabël.
Berlusconi ishte shtruar më parë në spital në janar 2022, kur iu nënshtrua një sërë kontrollesh që zgjatën tetë ditë.
Rreth një vit e gjysmë më parë, ai kishte vuajtur nga disa komplikime të rënda të lidhura me Covid-in, të cilat ai vetë i përcaktoi si “eksperiencën më të keqe” të jetës së tij.
Diskutime rreth kësaj post