Kandidati i koalicionit Bashkë fitojmë për Shkodrën, Bardh Spahia, tha në një intervistë tha se fakti që PS, Benet Becin nuk e prezanton si përfaqësuesin e vet në Shkodrës, tregon dështimin e tyre përballë shkodranëve.
Sipas tij, Beci është përfaqësuesi i drejtpërdrejtë i Ramës në Shkodër dhe karta me të cilën kërkon të marrë bastionin e fundit mbi të cilin nuk vendos dot.
“Benet Beci është socialist i vërtetë derisa ka qenë deputet i PS, nuk ka qenë ndonjëherë demokrat. Kjo të bën të kuptosh se si e ndien veten PS në Shkodër, zgjedhin të mos përfaqësohen me siglën e partisë së tyre se e dinë opinioni e qytetarëve ndaj PS. Tentativa për ta kamufluar kandidatin jo si i PS është e dëshpëruar. Beci është karta me të cilën Rama kërkon të marrë Shkodrën, simboli i opozitarizmit. Nuk ka asnjë shans që Rama të marrë Shkodrën, pasi për 10 vjet e kanë degraduar situatën e çdo shkodrani të majtë e të djathtë”, tha Spahia.
Diskutime rreth kësaj post