Nga Sonlia Meço
Nga deklarata mësuam se: ‘Të dy deputetët McAllister e Fleckenstein paraqitën propozime që përfshijnë pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik.
Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem.”
Madje pohohet për garanci deri emërim policësh nga opozita e një numër shumë i madh vëzhguesish ndërkombëtarë.
Po pse dalin tani këto propozime dhe dy vjet nuk ua vari kush zgjedhjeve? As shqiptarë e as ndërkombëtarë?
Pse nuk u vunë priroritetet më herët kur sot në deklaratë pranohen prej eurodeputetëve nga nevoja për dekriminalizimin, lufta kundër narkotikëve, ndryshimet teknike e politike për krijimin e besimit në sistem?
Pra u desh të vinin dy eurodeputetët që të mësonim prioritetet e vërteta për Shqipërinë? A është ky dështim edhe i diplomacisë në vend bashkë me politikën që u morën dy vjet vetëm me reformën në drejtësi, duke u mohuar shqiptarëve problemin thelbësor e real në vend, zgjedhjet?/
Diskutime rreth kësaj post