Prej 6 muajsh BE vendosi që të mbyllë kufijtë dhe deri më tani nuk ka një datë të caktuar se kur do të hapen. Të dhënat e publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë dhanë shpresë për uljen e të infektuarve gjatë dy javëve të fundit.
“Nga të dhënat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë. Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike”, njoftoi Ministria.
Ndërkohë kujtojmë se numri i të infektuarve ishte mbi 200 për 100,000 banorë në muajin gusht, shumë i lartë se ai që regjistrohet sot duke treguar se ka pasur një ulje të ndjeshme.
Por në cilat kritere bazohet BE për të hapur kufijtë?
-Sigururohet që niveli i infeksionit Covid-19 në vend është mjaft i ulët (vendet duhet të kenë 16 të infektuar në çdo 100,000 banorë)
-Ka një trend në rënie të rasteve të reja
-Masat e distancës sociale janë në “një nivel të mjaftueshëm”
-BE mund të marrë vendime për vende specifike
Diskutime rreth kësaj post