Analisti Artur Zheji, në emisionin “Open” u shpreh se rotacionet në politikë janë të domosdoshme.
Gjatë bisedës në studio, gjithashtu analisti i ndalur tek inceneratorët, tha se kanë lënë gjurmë jo sepse nuk kanë ditur t’i fshehin, por sepse kanë menduar se janë të pandëshkuar.
“Rotacioni është i domosdoshëm, i ngjan gjithmonë ndërrimit të ujërave. Edhe sikur Rama të themi në kafkën e vet të ketë idera të ndritshme, të gjithë ata që kanë humbur kontrollin gjejnë mënyra për të devijuar. Metafora më e madhe janë inceneratorët. Ka lënë gjurmë jo sepse nuk dinë të fshehin gjurmët por sepse kanë menduar se janë të pandëshkuar”, tha Zheji, duke shtuar: “Krizat janë reale dhe me ndihmën e Erdogan shumë njerëz u strehuan në Kurbin. Me shumë pak lekë por të trajtuara mirë nga ana e etikës, u bënë goxha apartamente. Ka shumë të tjerë që ankohen. Ne kemi perceptime dhe disa të dhëna të dyshimta. Që në rrënjë nuk ka një raportim të thellë e serioz. Opinioni publik shqiptar i është nënshtruar disa veprime të turpshme të gjykatave, dhe shumë u vranë natën e tërmetit, kjo është e tmerrshme”, tha më tej Zhejit.
Diskutime rreth kësaj post