Arkimed Lusha ose i njohur nga të gjithë ne si Stresi është kthyer në një nga protagonistët kryesor të “Big Brother Vip Kosova”. Teksa asnjërit nga ne nuk ia merrte mendja se ai do të behej pjesë e një formati të tillë, ja ku jemi sot me reperin i cili është kthyer në kryefjalë të mediave që pas hyrjes së tij në shtëpi.
Një ndër gjërat që më së shumti i pëlqen Stresit të bëjë në “BBVK” është të bisedojë drejtpërdrejtë me kamerën, e keni vënë re besoj. Edhe së fundmi ai ka bërë një bisedë të tillë, por këtë herë ka komentuar dy opinionistët e “Big Brother Vip Kosova”, Olti Currin dhe Afërdita Paqaradën.
Tek Olti, Stresi “vuri duart kokës” duke u shprehur se është sa i mirë edhe i vështirë. Ndërsa për ish-miss Kosovën nuk i kurseu komplimentat.
“Mos paç punë me Olti Currin. Është edhe i mirë edhe i vështirë. Ndërsa për të bukurën Afërditë nuk kemi çfarë të flasim.”
Kujtojmë që sfida më e fundit e “BBV Kosova” për buxhetin e javës, varej krejtësisht nga reperët Stresi dhe Getinjo. Këta të fundit duhet të visheshin si “drag queens” për të përfituar buxhetin e plotë të javës. Edon Shileku, i cili është një “drag queen”, duhej të merrej me përgatitjet e reperëve.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post