Nuk kemi më nevojë t’iu sqarojmë edhe një herë të gjithë situatën e krijuar prej dy ditësh nga Flori Mumajesi pasi besojmë se të gjithë e dini.
Ndërkohë ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Breaking” ka folur rreth kësaj teme Aldor Nini, CEO i “Akromax”. Ai u shpreh se Flori në asnjë moment nuk i kishte fshirë këngët e tij nga Youtube, por thjesht kishte ndryshuar privatësinë e videove.
“Nga ajo që kemi verifikuar, këngët e Florit nuk janë fshirë, sepse po të ishin fshirë është një porces që nuk të lejon ti kthesh prapë. Në rastin e Florit, këngët janë kaluar në privat, kemi gjetur linqet në bazë të publikimeve që ka bërë Flori në Tëitter, dhe këngët rezultojnë private me qëllim”
Në vijim, Nini gjithashtu u shpreh se e gjithë kjo situtatë edhe pse nuk është përdorur për marketing nga Flori, përsëri do të rikthehet në klikime.
“Këngët e Florit në momentin kur publikohen gjenerojnë shumicën e klikimeve, por artistë si Flori kanë një vazhdimësi klikimesh. Nuk mendoj se ka të drejtë më atë që thotë që këngët e tij nuk dëgjohen më. Po të shikosh në Spotify ka mjaftueshëm dëgjues mujorë, që dëgjojnë edhe këngët e vjetra të tij. Kjo gjë që ndodhi do të ketë ndikim edhe në javët e ardhshme do të ketë rritje të klikimeve. Nuk mendoj se është marketing nga Flori”, përfundoi CEO i “Akromax”.
Diskutime rreth kësaj post