Të ftuarit në pjesën e parë të emisionit të mbrëmjes së sotme të “Më lër të flas” ishin një nga çiftet më të përfolur të momentit, Sarah Berisha dhe Dj PM për të folur më shumë rreth ecurisë së lidhjes së tyre dhe për tu përballur me pyetjet pikante.
Gjatë intervistës paksa pikante të vëllezërve Veshaj, çifti u është përgjigjur disa pyetjeve. Një ndër to ka qenë sesa ka ndryshuar jeta e tyre pas daljes nga “Big Brother Vip” e për këtë Sarah dhe Pm kanë një përgjigje:
Sarah: Realisht nuk mund të them se ka ndryshuar 100%. Unë jam po Sarah që ka qenë, por tani më njeh gjithë Shqipëria, e dinë të gjithë për vajzën që jam dhe marrëdhënien time me Pm dhe është e vështirë se je 24 orë në publik dhe prindërit e mi shqetësohen për shkak të rrjeteve sociale.
Dj Pm: Ka pasur ndryshim drastik si në anën profesionale edhe në atë shpirtërore. Unë e gjeta fatin e jetës brenda dhe jam shumë i lumtur se jam rritur në karrier dhe ka ndikuar shumë për mirë.
Diskutime rreth kësaj post