Gazetari Bledian Koka i ka dërguar një kërkesë Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), në lidhje me përplasjen e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim dhe Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, e cila pak ditë më parë, njoftoi se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e saj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koka u shpreh se përgjigja e DASH-it, ishte sa diplomatike, por edhe treguese, ku nënvizohej se ambasadorja është vullnet i SHBA-ve, pra askush nuk mund ta përcaktojë mandatin e saj.
“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me mandatin e zonjës Yuri Kim. Unë në fakt, i kam dërguar një kërkesë para pak ditësh Departamentit të Shtetit në lidhje me këtë përplasje. Përgjigja ka qenë sa diplomatike, por edhe treguese. Më shkruan Departamenti amerikan i Shtetit, që ambasadorja e SHBA-ve është vullneti dhe mëkëmbja e presidentit të SHBA-ve, pra askush nuk mund ta përcaktojë mandatin e saj.
Deklarata e zonjës Kim, nuk di se si do të shkojë fati i mandatit, është ajo beteja që po përflitet gjatë këtyre kohëve, për të treguar ose për t’i dërguar mesazh atyre që duhet të zgjedhin kreun e ri të SPAK-ut se kush është njeriu që e luan lojën politike”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post