Gjatë një bisede telefonike me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan, Putin konfirmoi se nuk ka plane për të përdorur ar*më bërthamore në Ukrainë. Kështu ka thënë zëdhënësi i liderit turk, Ibrahim Kalin, transmeton InfoShqip.
“Gjatë bisedës telefonike, pala ruse i konfirmoi Turqisë se nuk ka plane për të përdorur ar*më bërthamore. “Pala ukrainase, nga ana tjetër, mohoi pretendimet se po përgatitej të përdorte një ‘bom*bë të pistë’”, tha Kalin për televizionin TRT.
Ankaraja, shtoi ai, synon t’i propozojë Moskës dhe Kievit të kthehen në negociata për një zgjidhje paqësore të konfliktit./InfoShqip.com
Diskutime rreth kësaj post