Nga Anri Bala
Spartak Ngjela, si analist, që askush nuk e merr seriozisht, e pakkush e beson dhe e dëgjon, ka disa kohë, që ka marrë një sulm tejet agresiv, pa asnjë argument, duke habitur edhe veten me ato që thotë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, sepse askush nuk të ndalon të broçkullisësh, apo të thuash atë që mendon e ëndërron.
Imagjinatën e dimë të gjithë që Taku e ka të hazdisur, por të bën përshtypje fakti se menjëherë pas krijimit të qeverisë, avokati i diziluzionar nga Rama, është bërë si i tërbuar dhe duket sikur ka gjetur një armik të ri. Duke qenë se të gjithë e njohim si një figurë politike anti Berisha, cilido qytetar që ndjek ëndrrat e avokatit të hedhura në FB, habitet se sa shpejt e ka harruar misionin e demaskimit “të treshes” që amerikanët i’u kishin bërë gati dosjet e krimeve, e me të filluar vettingu, ishin të parët në radhën e gjatë… të atyre që do jepnin llogari.
Ato ishin sipas tij, “vrasësi” Sali Berisha dhe Lulzim Basha, “hajduti” e bashkëpuntori i tyre, presidenti i sotëm Ilir Meta, për të cilin Amerika i kishte prangat gati, natyrisht me ndihmën e Ramës, që po sipas avokatit, ishte i vetmi që mund të arrinte “objektivin” amerikan: “Pastrimin e drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar dhe dërgimi pas hekurave i të gjithë kriminelëve të veshur me pushtet”.
Mirëpo siç duket, amerikanët ndryshuan mendim… sipas avokatit: “Tani drejtësinë do e pastrojnë vetë, Edi Rama qenka “mashtrues dhe pjesë e krimit”, ndërsa treshja kriminale ka ndryshuar, duke e zëvendësuar Ramën me Metën.
Nëse ndokush ka dyshim dhe nuk beson, është puna e tij, por avokati jep “prova” çdo ditë, se nuk flet kot e merr informacione nga FBI-ja dhe të sigurta madje.
Informacioni i fundit, që ka marrë avokati është se: Arrestimi i Saimir Tahirit është një kërkesë e FBI-së, që po nxiton të jetë i arrestuar kur të vijnë ekspertët e saj, që të mos rrinë kot e të kenë ndonjë punë për të bërë si fillim. Ato FBI-stat, bën gabim që zgjodhën tre prokuror nga Tropoja dhe gazetën e Catanias, për të përgatitur faktet dhe provat dhe u treguan shumë të paaftë në fushën e tyre, duke mos kuptuar se Sali Berisha ishte mbrojtësi i Edi Ramës.
Avokati i shkretë shikon ëndrra të këqija ditën dhe të bukura natën, ndaj ato ndryshojnë me realitetin, siç thotë populli si “nata me ditën”.
Taku vazhdon me entuziazëm dhe pasion të demaskoi “antiamerikanin” Rama, që është objektivi i FBI-së dhe përdreq, del zbuluar si një lehës pa asnjë objektiv, përveçse deklarimin e dashurisë dhe besimit për Amerikën dhe amerikanët, të cilët që nga 2016… qeverisin Shqipërinë, po sipas avokatit.
Rama, i zgjedhur nga shqiptarët e nxituar e pa menduar fare… por me vota, duhet të jap llogari, këtë kërkon avokati që gojët e liga thonë se ka rrëshkitur, ndërsa Meta, njeriu që avokati e ka dënuar dhe mallkuar çdo ditë, tani për të nga djall, na u kthye në ëngjëll.
Padashur na lind pyetja: Si e gjeti Meta gjuhën me avokatin?! Unë s’mund të besoj se avokati ka rrjedhur, por si hallexhi për karrige e pushtet, që janë pjesa e qëllimeve të jetës së tij, ai do të përdori çdo mjet për t’i arritur ato si ¨burrë” i vendosur që është.
Gjithmonë qëllimi e justifikon mjetin dhe mjetet që përdor Ilir Meta, t’i dhjesin mustaqet e burrnisë. Vetëm se Avokat Taku duhet të flasi… pasi të zgjohet, se sa kilogram flori Krrabe ka marrë nga Ilir Meta, nga ato florinj që u përmendte çdo ditë grabitësin e tyre?
A është e vërtet që tashmë Meta, heshtjen përveçse me para, i’a bleu edhe duke i premtuar ta paguaj me karrige, duke e marrë si këshilltar juridik në presidencë?!
A i ka thënë presidenti “hajdut”, sipas tij, se do të “vdiste” i vetmuar e pa përkrahje, nëse do të vazhdonte ta luftonte atë dhe të refuzonte dorën e tij? Sigurisht këto janë disa nga hamendësimet e njerëzve, por të vërtetën vetëm avokati i “palexueshëm” e di.
Derisa të dal e vërteta avokat, megjithëse e ke të shkruar në ballë, bërtit “Rroftë Amerika”, por mos i përdor amerikanët si dordolec arash, se nuk trembin askënd, sidomos kur i pëmend ti, si partnerët tuaj.
Diskutime rreth kësaj post