Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama duket se janë bashkuar në këtë situatë pandemie. Meta ka dekretuar ndryshimet e Kodit Penal lidhur me Covid 19 dhe haptazi ka shprehur mbështetjen e tij për këtë nismë të qeverisë, pavarësisht kritikave.
Avokati Spartak Ngjela shprehet se ata nuk janë konfliktuar për ndonjë luftë por për reformën në drejtësi, ndërsa shtoi se ai që nuk e do këtë të fundit është presidenti Meta.
“Retorika mes palëve nuk është ngritur nga dëshirat individuale, në çdo moment ka një shkak dhe nëse nuk bie shkaku pasoja mbetet. Ata nuk janë konfliktuar për luftë, por për reformën në drejtësi, Rama e ka pranuar jo se e ka dashur por se ia kanë kërkuar, presidenti jo.
Ka bërë gjithë ato veprime të pavlera, hidhu këtu kalo andej, bën atë shqiponjën. Ku ka president në botë të dali në mitingje zonjë, ky është rast katundaresk i një demokracie katundareske të shekullit 6, alpine. Nuk ma ha mendja të tërhiqet Rama sepse reformën në drejtësi nuk e drejton Edi Rama dhe reforma në drejtësi e kap presidentin, do shkojë në gjykatë dhe çfarë prodhon shihet nga argumentet që jep.
Dyshime me pronat nuk ka. Shqipëria është në një moment ku duhet vendosur normaliteti përmes një drejtësia ndaj korrupsionit, nëse jo, të gjithë të humbur jemi. Vetëm nëse bashkohet edhe Rama me korrupsionin”, tha Ngjela për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post