Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar një ndër debatet më të nxehta është nëse do të futet në Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha apo jo.
Nisur nga diskutimet e shumta që po bëhen, ka reaguar edhe demokrati Edvin Kulluri, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Lulëzim Basha është i vetmi që po paguhet për të fjetur.
Duke e ironizuar si “udhëheqësi perëndimor shurdhmemec”, Kulluri shprehet se Basha është i vetmi që nuk ka mendim për Berishën që SHBA nuk do ta shoh në Kuvend më 10 shtator, por as për degradimin e opozitës që ndodhet në ditët e saj më kritike.
“Të gjithë flasin përveç Bashës! Luli ku je?! Berisha, Marku etj., të gjithë thonë se ç’mendojnë për situatën në PD dhe shpallja non-grata të Berishës! Po Luli pse nuk flet?! Pse hedh gurin dhe fsheh dorën?! Çfarë ke për shprehjen “opozita është në ditët e saja më kritike” apo “Basha nuk e sjell dot PD në pushtet”?!Çfarë “udhëheqësi perëndimor shurdhmemec” je?! Pse nuk e thua si burrat se ç’do bësh me “pataten e nxehtë” që të ka mbetur ne dore?!
Po luftën e fillove apo e mbarove?! Parlamentin e “masakrës zgjedhore” e njeh apo nuk e njeh?! Je i vetmi njeri në botë që paguhesh shumë për të fjetur dhe mos bërë asgjë!!! E gjitha paguhet kur punon, ti kur rri! Nuk ke mendim, nuk mban mend se ç’thua, ke frike, nuk di ç’të bësh?! Fol 1 fjale o burrë i dheut! Trimat në luftë bien, jo në krevat”, – shkruan Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post