Çfarë forme trupi keni?
Mollë, dardhë apo orë me rërë?
Sipas mjekëve këto janë tre llojet kryesore të trupit.
Forma e trupit që ju keni mund të thotë shumë për shëndetin tuaj dhe të shpjegojë pse është kaq e vështirë të humbni peshë.
‘Molla’ mban peshë ekstra në zonën rreth belit.
Ky është rasti ku një lloj i rrezikshëm i yndyrës akumulohet shpesh. Quhet yndyra e brendshme dhe depërton thellë nën lëkurë. Ajo grumbullohet rreth organeve duke i dëmtuar ato me kalimin e kohës.
Rezultati është një rrezik më i lartë për: Sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut, diabeti i tipit 2, kanceret e caktuara si kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i mitrës.
Por ky lloj dhjami është më i lehtë për t’u hequr me dieta dhe stërvitje. ‘Mollët’ shpesh humbin peshë më shpejt se format e tjera të trupit.
‘Dardha’ e ka më të vështirë për të humbur peshë.
Kjo për shkak se ‘dardhat’ ruajnë më shumë yndyrë të tepërt në gjysmën e tyre të poshtme. Kjo quhet zakonisht yndyrë pasive. Ndonëse nuk është aq e rrezikshme sa yndyra e organeve, ajo shton stres më tepër në këmbë.
Kjo mund të rrisë rrezikun e: venave të varikozëve, sëmundjeve të gjurit dhe të legenit. Por ‘dardhat’ kanë rrezik më të ulët për sëmundjet që shpesh përballen ‘mollët’.
Pastaj janë ato forma trupi si orë me rërë (për femrat) dhe drejtkëndësh (për meshkujt).
Këta njerëz tentojnë të mbajnë peshë ekstra në të gjithë trupin. Pra, ata janë gjithashtu në rrezik të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Fatmirësisht, dieta dhe stërvitja mund të zvogëlojnë rreziqet për shëndetin.
Video:
Diskutime rreth kësaj post