Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një ndër artistet të cilat ndonëse ndodhet larg atheut të saj gjithmonë ka kthyer kokën mbrapa dhe ka kërkuar të drejtat e popullit të saj.
Krenare për vendin e saj, Dua nuk ka nguruar asnjë moment të prezantojë në mbarë botën Shqipërinë dhe Kosovën me dinjitet.
Së fundmi, ajo ka ripostuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama, në Asamblenë e Këshillit Evropian për rrëzimin e rezolutës së Dick Martyt, i cili e ka quajtur ‘fake news’, për krimet e pretenduara se janë kryer nga drejtuesit e UCK-së gjatë luftës në Kosovë.
Dua përkrah fjalimin e Ramës dhe kërkon librealizimin e vizave.
“Më lër të lirë, liberalizimi i vizave”, ka shkruar Dua krahas postimit të Ramës.
Diskutime rreth kësaj post