Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u pyet sot nga gazetarët edhe për reagimet e ashpra dhe të revoltuara të ditëve të fundit të Presidentit Ilir Meta.
Sipas Meta nuk është aspak i acaruar, madje sipas saj ai është hallka e fundit e shpëtimit të vendit.
“Të jem e sinqertë nuk më duket i acaruar, përkundrazi me atë që shohim ne përbrenda pozicionimi i presidentit është hallka e fundit e shpëtimit të vendit. Ne të gjithë merremi me batutën, por asnjëri me thelbin. Qoftë historia e marrëveshjes së detit, që do ta çojë në gjykata ndërkombëtare, kur ka një komision që po punon. Iniciativa e kryeministrit tonë për ndarjen e Kosovës, etj. Të gjitha këto tregojnë që ka qenë një strategji afatgjatë e Ramës dhe Rilindjes.
Mjafton të kthehemi në 2013 dhe të shohim fuqizimin e Serbisë, ku nga një vend, i cili nuk kishte moral për të kërkuar, sepse ishte shkaktar i luftës, tani është kthyer në lider ballkanik. Deri më 2013 Shqipëria ishte ndër vendet kryesore që vendoset për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal, ndërsa sot kemi një Shqipëri që është e fundit dhe një Serbi të fuqizuar ekonomikisht. Rama ka punuar me strategji afatgjate me në thelb shpopullimin, djegien e brezit. Ka çuar në degradimin e shtetit, që mund të çojë në asimilimin dhe ekzekutimin e shtetit”, u shpreh Kryemadhi.
Gjithashtu Kryemadhi u pyet nga gazetarët nëse presidenti ilir Meta i cili është dhe bashkëshorti i saj e ka kritikuar pse ajo nuk mban maskë. Madje këtu ajo ka shtuar se ai i mban edhe distancë.
“Kam marrë kritikë nga presidenti madje mban dhe distancë. Kryeministri ka mbaruar për vizatim unë për bijo-kimi dhe di të dalloj si të ruhesh nga një pandemi dhe gjendje virale. Po të ruash higjienën dhe distancën qëndron larg. Me covidin ka të bëjë imuniteti, shqiptarët s’kanë si të rezistojnë kur s’kanë bukë”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post