Pasditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ishte në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës, ku zhvilloi një analizë me strukturat e kësaj policie.
Në qendër të kësaj analiza ishte situata kriminale në këtë qark. Burime nga policia e Vlorës thonë për Tv Klan se veçanërisht u bë një analizë e ngjarjeve të fundit të ndodhura në qarkun e Vlorës.
Çako mësohet se dha porosi dhe detyra për një plan të studiuar dhe konkret për goditjen e grupeve kriminale
“Identifikoni asetet e paligjshme dhe shtoni punën në sekuestrimin e tyre”, mësohet të jetë shprehur numri një i Policisë.
Theks i veçantë, theksojnë burimet, u vu tek bashkëpunimi i të gjitha strukturave të policisë dhe agjencive ligjzbatuese për rezultate të prekshme të shpejta.
Diskutime rreth kësaj post