Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë konferencës për mediat, u pyet mbi faktin opozita kishte pranuar të ulej në tryezën e negociatave me Damian Gjiknurin, i kapur në përgjimet e dosjes 184, dhe për të cilin më herët vetë opozita kishte vendosur si kusht largimin e tij nga komisioni i reformës zgjedhore.
Në një moment, kreu demokrat humbi qetësinë, dhe duke i rënë tavolinës tha: “detyra ime është t’ju tregoj fare qartë se teza që u legjitimua Damian Gjiknuri, është një tezë e dalë drejtpërdrejtë nga kancelaria e Edi Ramës dhe është shpërndarë përmes renegatëve dhe patericave të tij, pre e të cilës mund të ketë rënë edhe ndonjë naiv”.
Diskutime rreth kësaj post