Pas një tërmeti me magnitudë 6.3 ballë, i shkallës rihter që goditi vendin rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, Shqipëria po kalon momente të vështira. Ndërkohë, tërmeti është shoqëruar edhe me disa lëkundje të tjera të njëpasnjëshme, të cilat kanë shkaktuar panik tek qytetarët.
Fatkeqësisht tërmeti i sotëm ka shkaktuar edhe shtatë viktima, të konfirmuara këto zyrtarisht dhe ndërkohë bilanci mund të rritet pasi ende shumë persona ndodhen nën rrënoja.
Por, çfarë duhet të bëni nëse nëse prisni goditje të tjera pas disa orësh, ditësh, ose javësh pas tërmetit kryesor.
Tërmetet që ndodhin më pas mund të shkaktojnë dëme ne ndërtesë dhe objekte që bien që mund t’ju dëmtojnë.
Ajo që duhet të bëni është:
Shmangni zjarret në ndërtesat e dëmtuara
Tërmetet mund të dëmtojnë linjat e gazit, kështu që mos përdorni cakmakë ose shkrepëse.
Nëse jetoni afër bregut, rrini larg plazhit.
Tërmetet mund të shkaktojnë cunami të rrezikshëm dhe përmbytje.
Jepini makinës me kujdes dhe planifikoni rruge alternative.
Dëmtimi strukturor dhe semaforet e dëmtuar mund t’jua bëjnë më të vështirë të arrini në destinacion.
Diskutime rreth kësaj post