Dy banorët e “Big Brother” Keisi dhe Lorenci janë dy nga personazhet më të përfolur për mometin brenda shtëpisë, kjo për shkak se Lorenci ka treguar mbi njohjen e tyre jashtë, duke mohuar që në shtëpi të ketë ardhur për Keisin dhe të ndërhynte në marrëdhënien që ajo po ndërtonte aty brenda me Kristin.
Gjatë një shëtitje në oborrin e shtëpisë Keisi dhe Lorenci po diskutonin mbi vëmendjen që historia e tyre ka marrë gjatë këtytre ditëve. Lorenci është shprehur se nëse do ta dinte se historia e tyre do të kishte kaq vëmendje atëherë nuk do ta tregonte fare.
Biseda e tyre ka vazhdur më pas duke folur me nënkuptime dhe duke lënë të kuptohet se ende mund të ketë gjëra që publiku nuk ka dijeni. Kjo pasi Keisi i tha Lorencit “Çfarë do ti thuash asaj që ke jashtë” duke ngritur kështu dyshimet se Lorenci mund të ketë lënë një lidhje jashtë shtëpisë.
Diskutime rreth kësaj post