Avokati Rezart Kthupi tha në një intervistë për Euronews Albania se gjykata duhet ta zgjidhë çështjen e Partisë Demokratike me një gjyq themeli.
“Këto të dyja nuk janë entitete juridike në kuptim të ligjit. Janë palë brenda të njëjtit entitet juridik dhe për shkak se janë dy grupime kanë dy interesa të ndryshme. Gjyqtari duhet të vendoste pushimin e atij gjykimi dhe çuarjen e çështjes për gjykim me gjykatë me palë, pra me gjyq themeli dhe palët mund të përplaseshin në gjykatë dhe gjykata vendoste kush nga palët kishte të drejtë,” – u shpreh Kthupi.
Avokati sqaroi se juridikisht në gjykatë ka vetëm një palë. Janë dy grupime të ndryshme që pretendojnë se përfaqësojnë këtë palë dhe kjo është çështja që do të zgjidhë gjykata.
Diskutime rreth kësaj post