Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar lëvizjet në Policinë e Shtetit. Ajo tha se nuk tregojnë ndonjë gjë, pasi thjeshtë janë bërë lëvizje po nëpërmjet drejtoresh dhe nuk kemi emra të rinj. Nëse kjo e fundit do të ndodhte, sipas gazetares, do të kishte një frymë të re në Policinë e Shtetit.
“Për mua personalisht nuk mendoj që është një shëndoshje e Policisë së Shtetit, por rokadë të disa emrave që janë provuar në krye, s’kanë dhënë rezultat. Zoti Loka ka qenë zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit. Asnjëlloj ndryshimi për të sjellë frymë të re.
Bëhet fjalë për një kast policie. Duke qenë se kriminaliteti po prekte majat, kupola e Policisë duhej të bënte rotacion. Duhet të vijonte nga Veliu dhe në mënyrë hierarkike duhej të vendoseshin drejtorë të tjerë. Ata kanë qenë drejtues, ku dosja komprometon punonjësit e policisë. Kjo është vetëm një rokadë emrash, që nuk thotë asgjë. Emra të rinj, të pa përfshirë në korrupsion mund të vendosshin një frymë të re në Polici dhe besueshmëri në sytë e qytetarëve”, – shkruan Lala për News24.
Diskutime rreth kësaj post