Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 19:00 kryesinë e partisë. Në fokus të mbledhjes pritet të jenë zgjedhjet lokale të 14 majit.
Prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me qytetarët në të gjithë vendin, nga ku ka konfirmuar edhe disa kryebashkiakëve socialistë.
Në zgjedhjet e 14 majit, PS pritet të rikonfirmjë 60% të kryetarëve aktualë. Nga 59 kryetarët e bashkive socialiste, mësohet se rreth 20 prej tyre nuk do t’ju besohet një tjetër mandat.
I vetmi që është deklaruar publikisht që nuk do të jetë në kandidim është Dritan Leli në Vlorë. Rikonfirmimi pritet edhe kryetarin e bashkisë Tiranë, Lezhë, Fier, Lushnjë, Cërrik, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Shijak.
Diskutime rreth kësaj post