Këtë të diel, kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, ndërsa në këto takime pritet të ketë edhe përballjen e parë me disa nga kritikët që kërkuan dorëheqjen e tij pas humbjes së zgjedhjeve të 25prillit. Përballja e parë fillimisht do të ndodhë në mbledhjen e Kryesisë, me sfidantin për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli.
“Jam përgatitur dhe do qëndroj kërkesës sime qe ai nuk duhet te jete me ne krye te partisë. Dorëheqje do thotë e parevokueshme jo ‘ngriva shkriva’. Le ti beje kur te doje zgjedhjet PD qe tani dhe pas një viti, mua do me kenë aty si mbartës i një projekti te ri”, u shpreh Kadilli për Top Channel.
Nën presioni ne kritikëve të cilët i kërkojnë largimin, Lulzim Basha ka nisur fushatën ne bazë ku kërkon mbështetjen e demokratëve. Në takime thotë se se mirëpret çdo kritikë, por momentin nuk e sheh të duhur për përballjen brenda llojit.
“Kur dëgjoj fjalën jeni të mirëpritur me kujtohet fakti historik qe kam qene unë qe e kam mirëpritur zotin Basha ne parti se me ka gjetur ne parti dhe s’mund te na thotë se jeni te mirëpritur ju ne shtëpinë e tij? Jo, ajo është shtëpi e përbashkët, ai nuk është me i pëlqyer për të qene kryetar. Nje nga premtimet e mia si kryetar i PD është qe PD te jete si shoqëri aksionare ku secili la qofte nje përqind apo njëmiliontën e aksioneve e dhe ti respektohet dhe jo parti si një shpk me një ortak te vetëm zotin Basha”, tha Kadilli.
Dy orë pas mbledhjes së kryesisë kryedemokratin e pret një përballje tjetër në Këshillin Kombëtar. Bujar Nishani, i cili kryeson një ndër forumet me të larta të partisë prej ditësh ka nisur një fushatë me disa eksponent të lartë të Partisë Demokratike, për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë si përgjegjësi kryesor per humbjen e PD-së.
Diskutime rreth kësaj post