Në rast se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, humb zgjedhjet dhe nuk pranon të dorëzojë pushtetin, të njëjtët njerëz që janë kujdesur për sigurinë e tij, do të jenë ata që do ta përcjellin jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe nuk do të ketë kurrfarë mundësie ta ndalë këtë proces, shkruan ‘Newsweek’.
“Skenarët për të cilët kemi biseduar me burimet janë hipotetike”, shkruan Newsweek, duke shtuar se asnjë media deri më tani nuk ka publikuar rezultatin përfundimtar dhe se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve.
Megjithatë, duke parë të dhënat më të fundit Trump është më afër humbjes në garën për një mandat tjetër, për president të Shteteve të Bashkuara.
“Kurrë nuk ka thënë se do të vazhdojë të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë, pasi të shter të gjitha mundësitë ligjore lidhur me zgjedhjet”, shkruan Newsweek.
Madje kjo media amerikane ka analizuar se çfarë do të ndodhte në rast se një president nuk ia dorëzon postin një tjetri, që kurrë më parë nuk ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara dhe nuk ekziston ndonjë rrezik se një gjë e tillë mund të ndodhë në janar.
Megjithatë, ekziston plani për raste të tilla, që do të parandalonin krizën e tranzicionit të pushtetit. Në rast se Trump apo kushdo të ishte president do të humbte zgjedhjet dhe do të tentonte ta mbante postin, të njëjtit zyrtarë që atë president e kanë ruajtur do të detyroheshin ta shoqërojnë jashtë Shtëpisë së Bardhë.
“Shërbimi Sekret do ta shoqëronte deri jashtë Shtëpisë së Bardhë, do të silleshin me të sikur me çdo person tjetër”, ka deklaruar për Newsweek një ish-zyrtar i kyçur në procesin e tranzicionit të pushtetit mes ish-presidentit Barack Obama dhe Donald Trumpit.
A do të merrte pjesë Trump në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri apo jo, është “irelevante”, shkruan Newsweek. Nga ky pozicion Trump do t’i humbte të gjitha privilegjet e transportit, siç është aeroplani presidencial Air Force One apo limuzina e blinduar e presidentit, që ndryshe njihet si “Bisha”.
Pas mbartjes së kompetencave tek presidenti i ri “Bisha nuk i përket më atij as edhe Air Force One, e lëre më Shtëpia e Bardhë”, ka deklaruar për Newsweek ish-eksperti i Inteligjencës dhe anti-terrorizmit pranë marinës amerikane, Malcolm Nance.
I tërë sistemi është menduar të funksionojë pavarësisht se kush është në Shtëpinë e Bardhë në atë moment.
“Tranzicioni është i automatizuar. Nuk ekziston ndonjë lëvizje që do të mund të kryhej. Nëse nuk ka ndonjë post që i është caktuar, ai largohet”, ka shtuar Nance.
Në thelb do të ndodhë ajo që sistemi e përcakton pavarësisht në atë nëse ai do të pajtohej apo jo. Trump gjithashtu që është në disavantazh dhe po rrezikohet të humb statusin e Komandantit Suprem, nënkupton se Pentagoni nuk mund t’i dalë në ndihmë nëse Biden betohet për president.
“Në momentin që bën betimin presidenti i ri, bëhet Komandanti Suprem i ushtrisë amerikane. Ish-presidenti nuk mban kurrfarë fuqie kur bëhet fjalë për forcat e armatosura të SHBA-së”, ka deklaruar eksperti.
Diskutime rreth kësaj post