Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka folur rreth Ballkanit Perëndimor, ku pjesë është dhe Shqipëria. Ai ka ngritur alarmin se nëse nuk jemi të kujdesshëm mund ta humbasim Ballkanin Perëndimor.
Ai ka shtuar se kjo është arsyeja pse duhet mbajtur zotimet tona sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu ministri gjerman, Maas ka thënë se mbështetja jonë në terren duhet të shpjegohet, duke marrë shembull luftën me pandeminë dhe pasojat ekonomike të saj.
“Nëse nuk jemi të kujdesshëm, do të humbasim # Ballkanin Perëndimor. Pikërisht kjo është arsyeja pse duhet të mbajmë zotimet tona ndaj vendeve në rajon. Ne duhet të shpjegojmë mbështetjen tonë në terren, për shembull për të kapërcyer pandeminë # COVID19 dhe pasojat e saj ekonomike”, ka thënë Heiko Maas.
Diskutime rreth kësaj post