Kjo është java e fundit e mësimit për nxënësit e klasave të 12, të cilët duke nisur nga 1 qershori do të zhvillojnë provimet e maturës. Provime të cilat nuk do të zhvillohen më në klasa me 15 nxënës, por në hapësira të mëdha.
“Po punojmë me nxënësit që të fokusohen te pyetjet e të ruajnë qetësinë për të nxjerrë potencialin më të mirë të tyre në mjediset e provimit. Risia nuk është vetëm mjediset e hapura që do zhvillohen provimet, por edhe monitorimi I tyre për të mos lejuar problematika si kopjet”– tha Klotilda Jaupaj.
Mjediset e provimeve duhet të jenë të mjaftueshme për të paktën 150 nxënës që duhet të vendosen në largësi jo më pak se 1.2 metra.
Ky ndryshim i rregullores së maturës ka ndarë gjimnazistët, disa e vlerësojnë si pozitive metodën e re, ndërsa të tjerë pëlqejnë atë të mëparshmen.
Maturantët do të testohen fillimisht në testin e anglishtes më 1 qershor,6 ditë më pas në lëndën e gjuhës shqipe e letërsisë, ndërsa në 13 qershor do të zhvillojnë provimin e matematikës dhe e mbyllin 3 vitet e gjimnazit duke testuar njohuritë në lëndën me zgjedhje në 19 qershor.
Këtë herë ata kanë të drejtën të kërkojnë rivlerësimin e tezës.
Diskutime rreth kësaj post