Teksa ka shprehur edhe një herë keqardhjen për situatën në të cilën e ka futur PD-në ish-kryetari Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se këta dy muaj Berisha ka dy interesa: të përdorë PD-në për t’u mbrojtur nga vendimi ‘non grata’ i SHBA-së dhe, në funksion të kësaj, të përçajë PD-në duke shkelur kështu zotimin që ka dhënë se nuk do ta përdorte PD-në dhe grupin parlamentar të PD-së në betejën që ka me SHBA-në.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me PD-në zyrtare më 11 dhjetor kur Berisha ka paralajmëruar Kuvendin e tij Basha tha se atë ditë është festa e themelimit.
“Është dita e themelimit të PD-së, në të cilën PD-ja do të organizojë si përherë, ditën e saj për të bashkuar”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post