Partia Demokratike do të mbledhë sot në orën 11:00 Kryesinë. Pak para nisjes së mbledhjes një reagim ka ardhur nga Fatbardh Kadilli.
Ai shprehet se në këtë takim do të kërkojë që Manifesti Politik për ringritjen e PD-së të konsiderohet si dokument politik për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar.
Sipas Kadillit manifesti politik propozon një shndërrim rrënjësor për këtë parti politike që synon zgjerimin e demokracisë së brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje.
“Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD.
Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për çdo iniciative politike. Ne duhet të ndërtojmë një PD të pastër, të hapur, të bashkuar dhe fituese”, – ka thënë Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post