Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka folur mbi hapat e ardhshëm të PD dhe ndryshimet kushtetuese. Ristani theksoi se ‘Foltorja’ ka ndezur motorët jo vetëm të ringritjes së saj por për të qenë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme.
Kanë ngelur edhe dy foltore, çfarë do ndodhi më pas?
Ristani: Foltorja ka ndezur motorët jo vetëm të ringritjes së saj por për të qenë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme. Ajo që do ndodhë më tej është se do mblidhet Kuvendi i PD ku do të ndryshojë statuti i saj për ta bashkuar PD për ta hapur dhe për ta demokratizuar atë. Në mënyrë që të japi një shembull jo vetëm për mënyrën se si organizohet një parti e vërtetë demokratike por edhe për të gjithë shoqërinë shqiptare, edhe për partitë e tjera që u mungon ajo skemë organizmi që do bëjë PD në ndryshimet statutore.
Është parashikuar një referendum por hapat do ndiqen njëri pas tjetrit për ta konsoliduar aksionin që ka nisur.
A do shërbejë për demokratizimin e PD foltorja? A është një pjesë që përjashton një tjetër?
Ristani: Nuk është një pjesë që përjashton një tjetër pasi është e tëra pasi foltorja ka një masivitet në pjesëmarrje. PD i ka munguar kjo lojë energjie që përcjell foltorja dhe po rrinte në gjumë nga humbja në humbje së bashku me kryetarin e saj. Foltorja e ka energjizuar situatën. Futja e primareve dhe dorëheqja nëse humb zgjedhjet apo futjen e fraksioneve, këtë organizim nuk e ka parë historia 30 vjeçare shqiptare jo vetëm në PD por edhe në partitë e tjera.
Diskutime rreth kësaj post