Bazuar në draft-planin për investime në Ballkanin Perëndimor, Komisioni Evropian synon të investojë deri në 20 miliardë euro gjatë dekadës së ardhshme në këtë rajon.
Në një dokument të ndarë, Komisioni ka prezantuar projektet në të cilat synon të investojë deri në fund të mandatit më 2024. Për këto projekte janë ndarë nëntë miliardë euro.
Investimet e BE-së janë të orientuara në dhjetë sektorë, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, energjinë, mbrojtjen e ambientit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe digjitalizimin. Një program special është dedikuar për të rinjtë.
Në katër vjetët e ardhshme janë planifikuar investime të mëdha në katër rrugë të mëdha në trafikun Lindje-Perëndim -autostrada, hekurudha dhe linjat lundruese:
Përfundimi i ‘Autostradës së Paqes” Nish (Serbi) –Prishtinë (Kosovë). (Financimi i këtij projekti është përmendur edhe në marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të nënshkruar më 4 shtator në Uashington, me mbështetjen e SHBA-së).
Modernizimi i pjesës juglindore të hekurudhës së Korridorit 10 (nga Hungaria, përmes Ballkanit Perëndimor në Bullgari, Greqi dhe më tutje). Është planifikuar përfundimi i bypass-it të Nishit, modernizimi i rrugës ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë dhe përmirësimi i lidhjes hekurudhore me Maqedoninë e Veriut.
Përshpejtimin e punimeve në hekurudhën e Korridorit 8 ndërmjet Shkupit dhe kufirit me Bullgarinë, në mënyrë që të lidhë më mirë Shkupin dhe Sofjen.
Punimet në linjat lundruese – largimi i minave nga lumi Sava dhe pastrimi i grykës së Danubit, në mënyrë që të përmirësohet rrjeti trans-evropian i transportit.
Diskutime rreth kësaj post