Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka analizuar situatën politike gjatë vitit 2019 dhe ka zbuluar çfarë do të zhvillohet nesër në Konventën e paralajmëruar nga LSI që do të mbahet në Tiranë.
Fjala e plotë e Vasilit
Të nderuar qytetarë, Urimet më të përzemërta nga Lëvizja Socialiste për Integrim për këtë vit të ri I cili do të jetë viti I ndryshimit të madh për ju dhe familjet tuaja. Viti që lamë pas ishte një vit I vështirë, vit i trishtë, vit ku varfëria kulmoi dhimbshëm si asnjëherë. Ishte vit ku grabitja shtetërore nuk u step as prej dëmeve tragjike të tërmetit. Qeveria që kërkoi solidaritet nga kudo, nuk preku asnjë lekë nga oligarkët, madje rriti në masën 16% financimin e tyre, duke e cuar në rreth 140 milionë dollar në vit, që do të thotë ndërtimi I mbi 5000 apartamenteve të reja për të eliminuar pasojat shkatërrimtare të tërmetit e duke I dhënë përgjigje kësaj tragjedie shumë të rëndë me të cilën u përballën fundvitin e 2019. Dëshmi të tjera janë bërë publike se si grabitja e votës, shitblerja dhe kriminalizimi i saj ka qenë e mbetet themeli ku qeveria ka mbështetur vjedhjen e të gjithë shqiptarëve. Pra qytetarëve të vendit tonë u është vjedhur e drejta të vendosin me votë të lirë për veten dhe familjet e tyre sepse krokodilët në qeveri duan të vazhdojnë pa u penguar në këtë rrugë. Ky vit që lamë pas I gjeti sërish mijëra fëmijë shqiptarë në shkolla pa ngrohje, në shkolla me turne, me infrastrukturë të dëmtuar nga tërmeti. I gjeti gjithashtu pa asnjë spital të ri të ndërtuar dhe me grabitje të pandalshme të punës, djersës, sakrificave, mundit të kontributit të përbashkët, me koncesionet kriminale të shëndetësisë, si sterlizim, check up, etj., ku në vend të shërbimeve mjekësore normale u shtuan miliona dollarë që futen në xhepat e oligarkëve dhe të qeverisë.
Viti që lamë pas ishte viti ku mijëra shqiptarë braktisën vendin e tyre pasi grabitja e shpresës, arroganca, mospërfillja, zhdukja e konkurueshmërisë dhe meritokracisë nga kjo qeveri jo vetëm e paditur por edhe antishqiptare në thelbin e veprimeve të saj, u vrau çdo shpresë, bëri që mijëra të rinj të aftë, profesionistë të zotë të largohen nga Shqipëria në vend që të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, pasi rilindasit I hoqën të drejtën e garës, të drejtës e punës, të drejtën për të jetuar të lirë, të drejtën e fjalës së lirë, duke e varfëruar kështu Shqipërinë nga një kapital shumë I çmuar njerëzor. Mijëra biznese janë mbyllur sepse dora plaçkitëse e qeverisë, taksat vrastare dhe dënimet selective ua bënë të pamundur vazhdimin e aktivitetit, duke humbur në këtë mënyrë mijëra vende pune. Tenderat pa garë duke u dhënë vetëm oborrtarëve të rilindjes, rrënuan kështu biznesin e vogël dhe të mesëm. Pensionistët e Shqipërisë morën shpërblimin më qesharak që është shpërndarë ndonjëherë, vetëm 3000 lekë të reja, ndërkohë që oligarkët rrëmbenin para shumë e më shumë. Për këtë qeveri paratë e oligarkëve nuk mund të preket, ndërsa shpërblimi I pensionistëve përgjysmohet. Subvencionet e fermerëve mund edhe të zerohen. Statusi i minatorit nuk bëhet. Çdo shtresë e shoqërisë shqiptare ka vuajtur dhe është gjendur në trishtim, të vetmit që kanë buzëqeshur kanë qenë oligarkët dhe qeveria. Viti që lamë pas ishte viti i izolimit të pashëmbullt të shqiptarëve, të cilët për shkak vetëm të qeverisjes nuk mundën të hapin negociatat për Integrimin Evropian dhe për hapjen e një perspektive të re vendit drejt Europës, ndërkohë që për 9 kushtet e Bundestagut Gjerman që janë pasqyra e degradimit të Shqipërisë qeveria nuk bën asgjë pasi interesi I vetëm I qeverisë është izolimi I shqiptarëve dhe varfërimi I tyre, kapja e qeverisjes dhe shtetit të së drejtës nga krimi I organizuar dhe trafikantët. Shqiptarët në 2020 nuk mund të humbasin më asnjë ditë mëshumë për të rifituar të ardhmen e grabitur nga qeveria, për të rikthyer shpresën, për ta parë perspektivën e tyre në Shqipëri dhe jo duke braktisur shqipërinë, dhe për tu integruar në europë aty ku shqiptarët meritojnë të jenë por për shkak të qeverisë ndodhen jashtë saj. Ndaj viti 2020 është vendosja e drejtësisë së popullit të grabitur e të plackitur dhe për largimin e një qeverisje që është shkaktare e ditëve të errëta e të zymta që ata po kalojnë e që I përjetuan të tilla edhe gjatë festave. Nesër, Lëvizja socialiste për Integrim do tu japë jehonë këtyre shqetësimeve kritike të Shqiptarëve dhe rrugës së qartë të zgjidhjes së tyre në Konventën e LSI-së së Tiranës. 2020 është viti ku Shqipëria të kthehet shtëpia e shqiptarëve.
Diskutime rreth kësaj post