Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një debati televiziv u shpreh se nëse anëtarësia voton pro Bashës, do të bëj gjithçka që partia të mos zvogëlohet.
Deklarata e Berishës:
“Çfarë thotë statuti, masat disiplinore ndaj drejtuesve i merr Këshilli Kombëtar me 2 të tretat ndërkohë këshilli shkarkon vetë kryetarin.
Me 50 +1 vota e shkarkon nga detyra. Deklarata e Lulzim Bashës ka krijuar një traumë shumë të madhe në PD, jua them me fakte dhe sinqeritet, është në krizë të thellë dhe rrezik të madh.
Kam kërkuar që partia të mos merret me ‘non grata’ nuk doja ta ngjallja këtë debat, por në këto kushte unë nuk dua kurrë që PD-ja nga ky zhvillim të dëmtohet. Do bëj çdo gjë dhe do ua demonstroj që PD të dalë nga ky proces edhe më e madhe me kushtin me të thjeshtë, që të shprehen anëtarët me votën e tyre.
Nuk ka gjë që e shëron këtë përçarje përveçse kjo. Lëvizja ime mbyllet ashtu siç voton anëtarësia nuk kam këtë qëllim, por vetëm ta shpëtoj PD nga një situatë tejet e rënde nga një vendim i paimagjinueshëm
Nëse anëtarësia voton Bashën unë do bëj gjithçka për të mos lejuar zvogëlimin e partisë, do filloj foltoret me anëtarësinë vetëm me këtë qëllim”, tha Sali Berisha.
Diskutime rreth kësaj post