Gazetari Denis Dyrnjaja është shprehur në emisionin “Arena”, se sot PS duket si PD që la Berisha në 2013. Sipas tij, anëtarësia e PS është “futur në rresht”, ndërsa theksoi se nëse ikën Rama nga PS, kjo parti do të ketë probleme të mëdha në organizimin e saj. Ai tha gjithashtu se PS aktuale ka humbur kualitetet e dikurshme intelektuale.
Denis Dyrnjaja: Në fakt pikëpyetja e madhe kjo është. Ajo që la pas Berisha me PD, është e frikshme që mund të jetë dhe me ikjen e Ramës. Në mënyrën se si funksionon sot PS, largimi i Ramës do ta dërrmonte PS. Sot nuk ka një dysh, një tresh, unë sot shoh një garnizon të rreshtuar. Idea është që PS ka humbur elasticitetin politik brenda vetes së vetë. Atë lloj lirie që krijoi Nano.
Kishte shumë gjëra që prisheshin për të krijuar atë frymë liberale. PS ka qenë një buqetë kualitetesh dhe nga pikëpamja intelektuale. Në kualitetin e debatit politik, nëse dikur kishim më pak shantazh, sot kemi vetëm shantazh. Sot flitet me kodifikime. Kemi kaluar në një rrafsh tjetër. Nuk ka më politikë sot.
Diskutime rreth kësaj post