Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të japë dëshminë e tij më 9 Shtator. Kjo është dita në të cilën, Komisioni Hetimor vendosi që kreu i shtetit të dalë në seancën dëgjimore pas kërkesës së deputetëve për shkarkimin e tij. Deputetja Klotilda Bushka tregoi në ABC News se çfarë pritet të ndodhë të hënën.
“Komisioni vepron për aq sa është e mundur sipas rregullave që parashikohen në Kodin e Procedurës Penale. Një nga parimet e këtyre lloj procesesh kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të individëve në këto lloj procedimesh. Një nga këto të drejta ka të bëjë me faktin të dëgjuarit, mundësisë të japë shpjegime. Është një detyrim i Kuvendit dhe Komisionit Hetimor ta ftojë dhe ta thërrasë presidentin të japë shpjegimet me këtë rast si dhe nëse ka nevojë Komisioni Hetimor tej shpjegimeve që do japë presidenti ka të drejtën të bëjë pyetje. Është detyrim për ta thirrur, është detyrim për Presidentin që nëse thirret të jetë i pranishëm”, tha Bushka.
Por kjo datë përkon me atë të vizitës dy ditore që do të bëjë Komisioni i Venecias, të cilit i është kërkuar të japë një opinion në lidhje me të gjithë procedurën që është zhvilluar për këtë çështje. Deputetja, Klotilda Bushka tha se nuk është Komisioni i Venecias që do të marrë vendimin nëse do të shkarkohet apo Presidenti.
Sipas saj, roli i Komisionit të Venecias për këtë çështje është e një natyre tjetër, pasi i është kërkuar opinioni në kuadër të praktikave të tjera ndërkombëtare që do ndihmojë Komisionin Hetimor për të kuptuar dhe qartësuar çështjet e së drejtës.
Diskutime rreth kësaj post