Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë sot në Shkodër, në kryeqendrën e veriut dhe një bastion i fortë ndër vite i demokratëve.
Anëtarësia atje është bërë gati, disa deputetë të PD janë deklaruar krah ish-kryeministrit. Sot, edhe i emëruar i Lulzim Bashë në drejtimin e Korçës, Edmond Spaho, tha se është me Sali Berishën.
Çfarë pritet të ndodhë sot në Shkodër?
Kryeqendra e veriut do të presë në orën 18.00 ish-kryeministrin dhe ish-liderin e Partisë Demokratike.
Sipas burimeve dy janë pritshëritë nga “Foltorja” e sotme: Sali Berisha shpall emrin e kandidatit të ri për kryetar të PD, ose vetëdeklarohet kryetar i kësaj force politike. Demokratët e Shkodrës janë përgatitur sot për “një vendim” nga Sali Berisha në Kinema “Milenium”.
“Njoftim! Neser, diten e premte me daten 1 tetor ne ora 18:00 ne sallen e Kinema Milenium te qytetit te Shkodres do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Shkodres te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, lajmëroi dje Sali Berisha.
Diskutime rreth kësaj post