Nëse kryeministri dhe mazhoranca do të refuzojnë t’i japin zgjidhje krizës përmes zgjedhjeve, demokratët do të përdorin një nga instrumentat e tyre në opozitë, protestat thotë nëmkryetari Edi Paloka.
“Do të jenë pjesë e reagimit nëse Rama do të vazhdojë të bëjë rolin që ka bërë deri tani”, tha Paloka.
Paketën “Anti-KÇK” të inicuar dhe mbështetur nga qeveria e cilëson antikueshtetuese dhe me qëllime të pastra propagande.
“Është anti kushtetuese e gjitha kjo është një propagandë e bërë bajate. Po të kishin një regjisor pak me profesioninst mund ti eliminonte disa shfaqje”, tha më tej Paloka.
Demokratët janë duke zhvilluar takime intensive me strukturat duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që vetë mazhoranca përmes drejtuesve të saj politikë ka garantuar se procesi ardhshëm zgjedhor do të jetë në vitin 2021.
Diskutime rreth kësaj post