Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur person non grata nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.
Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha në Top Channel, ambasadorja amerikane tha se nuk mund ta imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojnë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor.
“Nuk ka për të ndodhur”, tha Kim.
“Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur”, pohoi Kim.
Diskutime rreth kësaj post