Dhjetori nis si një vijimësi e vjeshtës, me mot të ngrohtë dhe reshje të pakta. Problem do të jetë lagështira e lartë.
Masa e ftohtë që erdhi kryesisht nga Poli i Veriut drejt Ballkanit bëri që në ditët e fundit të nëntorit, edhe pse në stinën e vjeshtës, të kemi vlera negative, madje edhe reshje bore në verilindje dhe juglindje të vendit.
“Edhe pse nesër zyrtarisht futemi në stinën e dimrit, në fakt Dhjetori nuk nis si një dimër, të paktën deri nga datat 13-14 dhjetor do të na duket sërish sikur është një vijimësi e vjeshtës, pra një mot I ngrohtë, mëngjese të ngrohta me vranësira, me reshje të pakta dhe temperatura 17-18 gradë Celcius, që nuk janë tipike të dimrit, por janë 2-2.5 gradë më të larta sesa ç’duhet të shënojë dhjetori. Reshjet do të jenë prezente edhe në kryeqytet, por kryesisht në zonat jugore parashikohet të jenë të pranishme pothuajse që nga sot deri në fundjavë, përfshirë fundjavën, por do të jenë në sasi shumë të pakta. Parametri problematik do të jetë lagështira. Në fakt lagështira e lartë në ajër do të jetë prezente pothuajse gjatë gjithë këtyre ditëve, përfshirë kryeqytetin. Por në përgjithësi Tirana është qytet që ka lagështirë të lartë, gjë e cila do të bëjë që mëngjeset dhe mbrëmjet të ndihen pak më të ftohta krahasuar me vlerën e cila shënohet. Megjithatë duhet të theksoj që të paktën java e parë e dhjetorit nuk sjell reshje intensive, edhe reshjet e dëborës që do të jenë të pranishme gjatë këtyre ditëve nuk është se do të shkaktojnë bllokim të rrugëve apo situatë problematike, pasi do të jenë sasi të pakta edhe pse nuk është se do të kemi vetëm diell. Por do të kemi diell, do të kemi vranësira, do të kemi lagështirë, do kemi edhe reshje, por të pakta, jo problematike.”- u shpreh meterologia Lajda Porja.
Diskutime rreth kësaj post