Kryeministri Edi Rama pas rikthimit nga Konferenca e Donatorëve, ndalesën e parë e ka bërë në qytetin e Durrësit, i cili është prekur më shumë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Rama inspektoi ndërtimet e një pallati.
Hapja e shumë kantiereve të ndërtimit të në njëjtën kohë, ashtu siç është raportuar edhe më herët, ka nxjerrë në pah mungesën e fuqisë punëtore dhe për këtë kreu i qeverisë tha që të angazhohen edhe punonjësit e Bashkisë.
“Sa i përket mungesës së fuqisë punëtore, duhen kombinuar punëtorët e bashkisë me të huaj dhe pastaj kushdo të punojë nga këta ‘juristët’ që rrinë në kafe”, tha kryeministri Edi Rama.
Gjatë ikjes Rama takoi disa të rinj që qëndronin në kafene, duke bërë batuta me ta iu tha se përse në këtë orë nuk janë në punë.
Djali: S’ka punë
Rama: Hajde këtu puno
Djali: Në ndërtim? Kam mbaruar shkollën unë
Rama: Ke mbaruar shkollën, jurist.
Këtë problem e ka në të gjithë Shqipërinë, duam punë, duam punë, edhe punë shteti. Edhe kur i thonë nuk janë të aftë. Ankohen nga Facebook në kafenetë. Vijnë të tjerët nga fundi i botës dhe punojnë në Shqipëri. E di që duket fundi i botës, po s’kemi çfarë bëjmë.
Ça di të bësh? Asgjë.
Ça pune do? Doganier.
Rama: Kjo e punëtorëve duhet zgjidhur duke alternuar punëtorët e bashkisë me të huajt. E pastaj kushdo që të vijë të punojë nga këta juristët që rrinë këtu në kafe.
Diskutime rreth kësaj post