Data e zhvillimit: 18 prill
Vendi ku zhvillohet: Qendra Rinore e Tiranës
Në kuadër të projektit të mbështetur nga European Youth Foundation, organizuar së bashku me gjimnazistët e ‘Abdulla Keta’ nga qendra Act for Society, ftoheni të merrni pjesë në ditën e hapur për dialog të hapur!
Të rinjtë gjimnazistë do të performojnë copëza teatrale që i kanë përgatitur në lidhje me temën e dialogut ndërfetar, të cilat prezantojnë pjesë nga realiteti ynë social dhe që kanë nevojë për rrugëzgjidhje. Ndoshta, mund të jeni ju ata që sillni idenë tuaj dhe rrugëzgjidhjen në këto situata konfliktuale! Të gjithë janë të ftuar për diskutim, por edhe për argëtim! Një kërcim është përgatitur posaçërisht për përmbylljen e këtij aktiviteti të hapur edukativ.
Hyrja është e lirë.
Për më shumë informacion klikoni këtu
Diskutime rreth kësaj post