Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, komentoi sot nw rubrikën ‘Opionin’ arrestimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe.
Sipas Vasilit, para Tushes, SPAK ka hetime të tjera që duhet të dalin në dritë.
Mendoni se drejtësia vepron me regji?
Petrit Vasili: Pa dashje në pyetjen tuaj vutë në dukje disa elemente që vendosin në pah këtë gjë. Ne kishim një çështje të madhe në tavolinë, arrestime të shumta. Kishim dhe dy deklarata që flisnin për pabesi të institucioneve. Inkriminim i thellë, i rëndë dhe çështje monedhë. Pa u bërë 24 orë, ishte fabrikanti i radhës. Është karakteristikë që në çdo moment në një çështje të madhe kemi ndonjë personazh të lodhur, që hidhet për të mbushur rërë në tregun e radhës. Të gjithë do të prisnim që SPAK-u të kthente përgjigje për veprat e rënda kriminale që ndodhën para zgjedhjeve, siç janë Kavaja dhe Elbasani. Aty ka denoncime për krimin zgjedhor, por edhe tendera të tjera.
Ju thoni se përzgjidhen dosjet?
Petrit Vasili: Jo në fakt në vend që të bëhet kjo punë, bëhen arrestime të tjera. Ka dhe mjaft padi të tjera. Janë vërtetuar tendera në kohën e pandemisë që nuk lëviz asgjë. Çështjet janë në tavolinë. Ka heshtje për çështje të mëdha, mbyll çështje të mëdha, ka kallëzime ndaj kryeministrit që shatazhonte policët. Emiljano Nuhu ndodhet në azil. Ata që denoncuan e kanë jetën të pamundur në Shqipëri. Kjo është drejtësi me regji, sepse i ikën çështjeve të mëdha. Tenderat i bëjnë ministrat. Askush nga qeveria nuk preket, e zgjidhin problemin me ish-kryebashkiakut të Lushnjes.
SHBA-të na janë krah në luftën ndaj korruspionit
Petrit Vasili: Raporti i DASH thotë qartë: Një shtet që nuk funksionon, ata që favorizojnë pastrimin e parasë, këto s’janë të një dite, të dy vite më parë. Urdhri i Biden është aktual, por se ka gjenezën sot.
SHBA-të a janë pranë nesh tani?
Petrit Vasili: Ata gjithmonë kanë qenë pranë nesh. Por kam parë larg problemit qeverinë. Më thoni një herë të vetme që qeveria ka luftuar korrupsionin. Ju dini një skandal të jashtëzakonshëm siç është ajo e Astirit. A më thoni lëvizje të vetme? Në tërë këtë gjë, qoftë edhe në tendera. Kam denoncuar një sërë tenderash, këto janë publike, SPAK duhet të reagonte. Mua më duhet veprimi i SPAK, i Byrosë së Hetimit.
Diskutime rreth kësaj post