Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në intervistën e tij për emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, ka folur edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Lu tha se çështja e hetimeve për Tahirin ka vazhduar, ndërsa tregoi se është pranë ndjekjes penale.
“Vitin e kaluar, nuk kishte hetime, me sa di, kundër këtyre trafikantëve të mëdhenj të drogës apo zyrtarëve të lartë. Çfarë kemi sot? Mendoj se është shumë interesante. Shikoni çështjen kundër Adriatik Llallës. Ka shumë në media tani lidhur me këtë çështje. Po hetohet për korrupsion. Qeveria e SHBA po ndihmon në atë hetim. Shikoni Saimir Tahirin – ish-Ministri i Brendshëm shumë i fuqishëm. Po hetohet dhe besoj se jemi pranë ndjekjes penale në këtë çështje”, tha Lu.
Ai tha se kjo çëshTje duuhet të gjykohet nga një gjykatës që do të shohë me transparence provat e çështjes, duke shtuar se tashmë për këtë çështje shumë prova kanë dalë edhe në media.
“Çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën, por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shohë me transparencëprovat e çështjes. Kemi parëtashmë në media shumë prova…”, tha Lu.
Diskutime rreth kësaj post